Gaboi rëndë ndaj Bayernit, portieri Onana: E pranoj fajin, humbëm prej meje!

Portieri i Manchester United, Andre Onana, nuk e ka nisur aspak mirë aventurën te Manchester United, duke bërë disa gabime trashanike.

“Djajtë” humbën ndeshjen e parë të Grupit A në transfertë 4-3, teksa e pësuan golin e parë ndaj Bayern Munchen pas gabimit të ish-portierit të Interit.

“Gardiani” kamerunas nuk e grushtoi si duhet topin, teksa bavarezët e patën tepër të thjeshtë për të kaluar në avantazh.

Swiss Digital Desktop Reklama

“E pranoj fajin dhe përgjegjësin e golit të parë. Sigurisht që mund të kisha bërë më mirë, por tashmë nuk ka vlerë asnjë diskutim rreth kësaj teme. Nëse nuk do të ishim penalizuar prej atij rasti, rezultati nuk do të ishte negativ për ne. Unë prisha balancat e më pas dha ndikim te loja”, tha Onana.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?