Gaboi rëndë ndaj Realit, portieri i Bajernit: Më vjen keq, nuk di ta shpjegoj …
Portieri i Bajernit, Ulraiç ishte një ndër shkaktarët e eliminimit të bavarezve në Ligën e Kampionëve, pasi bëri një gabim fatal në fillimin e pjesës së dytë. Gardiani gjermani nuk arriti që të kontrollonte një pasim pas të Toliso, duke dalë në mënyrë të gabuar, dhe duke i dhënë mundësinë Benzemasë që të shënonte.
Disa orë pas ndeshjes, ai ka reaguar shumë i mërzitur në rrjetet sociale për atë episod që rezultoi të ishte vendimtar.
“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë se sa i zhgënjyer jam nga eliminimi në Champions league. Bëmë më të mirë për të shkuar në finale, por gabimi më ndodhi mua. Nuk di ta shpjegoj. Më vjen keq për ekipin dhe për tifozët”, ka thënë portieri i Bajernit në një reagim në rrjetet sociale. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

