Gafa e rëndë, portieri i Bajernit: *ut, tani nuk mund të kap topin me dorë

Portieri i Bajernit të Mynihut, Sven Ulraiç, ndihet ende në faj për eliminimin e skuadrës së tij në gjysmëfinale ndaj Realit. Gardiani gjerman bëri një gabim fatal në fillimin e pjesës së dytë duke i dhuruar topin Benzema.

“Është fati i portierit. Nëse gabon si sulmues, nuk është aq keq. Si mbrojtës qendror është më keq, ndërsa gabimi si portier do të thotë menjëherë gol. Për tetë muaj nuk bëra gabime dhe tani më ndodhi. Është për të ardhur keq, që kalova një situatë të tillë.

Unë e përgatita veten për një situatë një kundër një, por ai e la topin të kalojë dhe mendova: *ut, tani nuk mund ta kap topin me dorën time. Doja të luaja me këmbë, por as kjo nuk funksionoi. Djemtë kanë qenë të mrekullueshëm, të gjithë më kanë thënë se jemi një ekip dhe se eliminimi nuk është shkaktuar nga gabimi im”, tha Ulraiç për gazetën “Bild”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?