Galatasaray dhe Leeds bëjnë gati ofertat për të rrëmbyer Uzunin
Myrto Uzuni po zhvillon një kampionat fantastik me Granadën. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, kryeson renditjen e golashënuesve në La Liga 2 me 14 gola të realizuar në 22 ndeshje.
27-vjeçari nga Berati së fundmi ka përfunduar në fokusin e Galatasaray. Granada kërkon 12 milionë euro për ta lënë të lirë, aq sa është edhe klauzola e shitjes së Uzunit.
Ndërkohë, drejtuesit e klubit nga Stambolli nuk janë gati që ta paguajnë një shifër të tillë. Interesim për lojtarin shqiptar ka shfaqur edhe Leeds United.
KOHA JONË SONDAZH

