Galtier: Messi luan të shtunën sfidën e fundit me PSG, ishte privilegj ta stërvitja

Lionel Messi do të luajë këtë fundjavë ndeshjen e fundit me fanellën e PSG kundër Cremont. Lajmin e ka konfirmuar trajneri i klubit parisien, Christophe Galtier.

“Kam pasur privilegjin të drejtoj lojtarin më të mirë në historinë e futbollit. Kjo do të jetë ndeshja e tij e fundit në Parc des Princes dhe shpresoj që të pritet në mënyrën më të ngrohtë”, u tha Galtier gazetarëve.

Messi ka shënuar 21 gola dhe ka dhënë 20 asist me PSG në të gjitha kompeticionet me fanellën e PSG, gjatë këtij sezoni.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këtë sezon ka qenë pjesë e rëndësishme e skuadrës, gjithmonë në dispozicion. Nuk mendoj se asnjë nga komentet apo kritikat janë të justifikuara. Ishte privilegj i madh ta kesh atë në skuadër”, shtroi strategu i parisienëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

E ardhmja e Messit ka qenë shpesh herë temë diskutimi në media. Shumë endojnë se ai do të vijojë karrierën në Arabinë Saudite me Al Hilal, që i ka ofruar një kontratë të majme, 400 milionë euro për dy sezone. /R.Lika-Koha Jonë/

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?