Gashi dhe Hyka shkëlqejnë në Amerikë, shënojnë nga … stoli (VIDEO)

Shkëlzen Gashi dhe Jahmir Hyka kanë shënuar në kampionatin amerikan, duke qenë përcaktues në rezultatet e skuadrave të tyre. Interesant është fakti se të dy lojtarët shqiptarë i nisën ndeshjet respektive nga stoli, por pak minuta pas futjes në fushë, gjetën golin.

Gashi shënoi me 11-metërsh në ndeshjen që Kolorado Rapids luajti ndaj Torontos dhe e fitoi 2-0. Ishte goli i dytë, që Gashi e shënoi 9 minuta pasi ishte futur në fushë.

Ndërkohë Hyka shënoi golin e barazimit në ndeshjen e San Jose me Hjuston Dinamo. Hyka u fut në fushë në minutën e 67-të, kur rezultati ishte 1-2, ndërkohë që 5 minuta më pas gjeti rrugën e rrjetës.

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?