Gasperini thumbon keq Interin: Nuk mbaj mend të kem drejtuar ekip të madh!

Xhan Piero Gasperini po bën një punë të shkëlqyer nën drejtimin e skuadrës së Atalantës. Ai është në listën e strategëve të mundshëm që mund të marrin drejtimin e Italisë, një rol të cilin nuk e refuzon.

“Nuk do të kisha asnjë vështirësi po të merrja atë rol, edhe pse detyra e trajnerit të kombëtares është diçka krejt e ndryshme nga ajo e trajnerit të një ekipi. Kam dëgjuar zëra mbi mua, besoj se është një mirënjohje , por nuk kam asnjë informacion të drejtpërdrejtë nga Federata.

Rikthimi në një ekip të madh? Nuk mbaj mend të kem qenë ndonjëherë në një skuadër të madhe. Interi? Nuk ishte një skuadër e madhe, të paktën sa i përket vlerave teknike”, tha Gasperini në një intervistë për “Tuttosport”.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?