Gattuso habit në konferencë: Ndoshta fitoj më shumë seç duhet
Milani kërkon të sigurojë një vend në Champions League për sezonin e ardhshëm. Skuadra kuqezi kërkon një fitore ndaj Cagliarit këtë fundjavë për të kaluar Lazion. Trajneri Gattuso ka deklaruar se ekipi i tij është më i organizuar dhe i pjekur.
“Skuadra është pjekur, sepse të gjithë sakrifikohen. por duhet të jemi pjesë e ekipeve që luftojnë për Champions-in deri në fund. Kundër Cagliari-t do të jetë e vështirë. Duhet të luajmë më mirë teknikisht dhe të mbushim zonën e rreptësisë. Shumë herë ka dembelizëm.
Duhet të ruajmë përqendrimin deri në fund dhe të jemi në garë në fundin e sezonit. Duhet t’i marrim ndeshjet me radhë. Jam i kënaqur me kontratën dhe falënderoj klubin për besimin që më ka dhënë. Më pëlqen, e bëjë këtë punë me profesionalizëm. Ndoshta fitoj më shumë se duhet, edhe pse i vlerësoj fjalët e presidentit Scaroni”, deklaroi Gattuso. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

