FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gattuso nuk i trembet Interit: I bllokojmë krahët dhe Icardin

Kupa e Italisë rezervon derbin e Milanos në çerekfinale të kompeticionit, në sfidën që do të luhet nesër në orën 20:45.

Edhe pse dy ekipet janë në vështirësi rezultatesh, sfida e nesërme do të jetë tepër e rëndësishme sidomos për trajnerin e Milanit, Genaro Gattuso.

“Të luash derbin e Milanos, për lojtarët e mi është si të luash një finale Botërori. Mendoj se ky takim vjen në momentin e duhur për ne, pasi të gjithë jemi gati të luajmë dhe të sakrifikohemi dhe dua të shoh shpirtin e vërtetë të kësaj skuadre”, u shpreh Gattuso.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri tregoi edhe planin e tij për të ndalur Interin dhe sidomos sulmuesin Icardi, që në ndeshjet e kaluar ndaj Milanit shënoi tripletë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Nuk do të ketë asnjë markim special për Icardin, por vetëm markim zonal”, zbulon tekniku i kuqezinjve.

“Pika më e fortë e Interit janë krahët, ndaj ne duhet të bllokojmë Candrevën dhe Perisicin dhe këtë duhet të bëjmë për 90 minuta, jo vetëm për 25-30, siç kemi bërë në ndeshjet e fundit”, tha trajneri i kuqezinjve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?