FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gatuzo: Mbrëmje e turpshme, i kërkoj falje tifozëve!

Trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo është shfaqur shumë i nervozuar pas humbjes së rëndë të skuadrës së tij dje në mbrëmje ndaj Beneventos. Miqtë tashmë të rënë nga kategoria, madje për rreth 20 minuta edhe më një lojtar më pak, arrijnë të mposhtin kuqezinjtë.

“Është e qartë që ekipi ka një rënie në formë. Kur luajmëi pa shpirt, turpërohemi në këtë formë. Unë jam njeriu i parë përgjegjës, por kur e analizojmë lojën më vonë, alibi nuk do të kemi. Kur luajmë kundër një skuadre si Benevento, që luan futboll të mirë edhe nëse janë në fund të tabelës, nuk mund të luajmë pa vendosmëri apo shpirt. Nuk kishte rëndësi nëse luajtëm me dy, tre ose katër sulmues, sepse nuk e kishim fuqinë psikologjike për të rrezikuar. Duhet t’iu kërkojmë ndjesë tifozëve, sepse ne veshim një fanellë prestigjioze dhe nuk mund të kemi më mbrëmje të turpshme si kjo”, tha Gatuzo.

 

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?