Gatuzo: Ndaj Napolit me fytyra të zemëruara, nuk e gjykoj Bufon …
Trajneri i Milanit, Rino Gatuso foli sot në prag të ndeshjes së madhe ndaj Napolit në kampionat, që është mundësia e fundit për të arritur në zonën Champions.
“Nuk mjafton shpirti i garës, duhet një paraqitje shumë e mirë ndaj Napolit, të luajmë mirë teknikisht dhe taktikisht. Nesër nuk duhet të mendojmë vetëm për fytyrat e zemëruara, por si të luftojmë kundërshtarin dhe për këtë duhet një paraqitje e madhe.
Ndeshjet e Champiosnit? E kam përjetuar me krenari të madhe futbollin tonë. Kishte vite që nuk shikoheshin paraqitje të tilla kaq të rëndësishme. Jam shumë i lumtur për ish-shokët e mi. Nuk e gjykoj Bufon. Më vjen keq, por jam krenar për futbollin tonë. Mendoj se ka ardhur momenti që duhet përdorur sistemi VAR. Nuk e kuptoj përse nuk gjendet mundësia për ta përdorur kudo.
Kur kap trajnerë të mirë si Sarri, Alegri ose Di Francesco duhet vetëm të mësosh prej tyre. E dimë se si luajnë, të bëjnë me dhimbje koke dhe për këtë duhet të jesh i zoti që t’i ndalësh, u shpreh Gatuzo.
KOHA JONË SONDAZH

