Gatuzo: Në verë 3-4 blerje, dua Pogba … Ronaldon dhe Mesin

Në vigjilje të ndeshjes së radhës në kampionat ndaj Beneventos, trajneri i Milanit Rino Gatuzo nuk ngurron që të flasë edhe për merkaton, teksa nuk ngurron që të bëjë edhe humor. “Do të vijnë 3-4 lojtarë. Jam dakord me Fasonen, nuk do të ketë revolucion. Duhet disa emra të rinj, dhe nëse do t’u them emra ua them: Pogba, madje më pëlqejnë dhe emra të tjerë si Kristiano Ronaldo dhe Mesi”, u shpreh strategu i kuqezinjve. Milani ka humbur shumë terren për të arritur në zonën Champions, ndërkohë që tashmë, Gatuzo ka një objektiv të ri,

“Kam dëgjuar se ne nuk do të kemi më motiv për të luajtur, pasi kemi dështuar në Champions League. Nuk është vetëm Atalanta në garë për Europa League, pasi edhe Sampdorian me Fiorentinën janë kandidate për këtë pozitë. Milani nuk mund të qëndroj jashtë Europës për vetë historinë që ka si klub. Të dalim në vendin e 6-të është më mirë sesa të përfundojmë në vendin e 7-të. Tashmë është shumë e rëndësishme për klubin dhe lojtarët që të përfundojmë në Europë”, është shprehur Gatuzo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?