Gatuzo: Një humbje që dhemb, Donaruma nuk ishte fajtori
Humbja me “poker” në finalen e Kupës së Italisë la një shije të hidhur te trajneri i Milanit, Xhenaro Gatuzo. Ai pranoi dështimin, por theksoi se rezultatin nuk shpreh plotësisht atë që ndodhi në fushën e lojës.
“Është një humbje e rëndë, që të lë të zhgënjyer. Rezultati nuk respekton paraqitjen tonë, por kur bën gabime të tilla, paguan. Gjithsesi është një humbje që duhet pranuar dhe tashmë duhet të shikojmë përpara. Mendoj se për 60-65 minuta ishim në lojë dhe po bënim atë që duhej, por më pas mungesa e eksperiencës na penalizoi dhe nuk menaxhuam si duhet pësimin e golit të parë.
Donaruma gaboi, por nuk është ai fajtori i humbjes së Milanit sot. Kush bën sport e di mirë se fitohet si skuadër, por edhe humbet si skuadër, ndaj asnjëherë nuk gjendet fajtori te një lojtar i vetëm. Uroj që Xhixhio të mbetet me ne edhe në sezonin e ardhshëm, por në fund është klubi ai që merr vendimet. unë jam gati të punoj me lojtarët që do të kem në dispozicion”, u shpreh trajneri i kuqezinjve.
KOHA JONË SONDAZH

