Gavazaj: E ëndrroja ftesën nga Kombëtarja, kampionati i mbyllur!
Mesfushori i korçarëve, Enis Gavazaj ka folur në lidhje me ftesën e Panuçit për në Kombëtare, duke u shprehur i lumtur për këtë grumbullim. Mesfushori foli edhe për Superigën, teksa e ka cilësuar si të mbyllur kampionatin.
“Si çdo futbollist edhe unë gjithmonë kam ëndërruar të përfaqësoj ngjyrat kuqezi. Ftesa e Kombëtares është padyshim një nga arritjet më të mëdha. Për sa i përket Luftëtarit mendojmë vetëm për 3 pikët sepse ky është objektivi ynë. Padyshim që Skënderbeu është një trampolinë e mirë për Kombëtaren.
Kam bërë padiskutim zgjedhjen më të mirë pasi kam qënë pjesë e grupmoshave të kombëtares shqiptare. Besoj se kampionati është i mbyllur”, u shpreh Gavazaj.
KOHA JONË SONDAZH

