Gavazaj: Shqipëria zgjedhje zemre, kam refuzuar 2-3 herë Kosovën
Enis Gavazaj ka marrë një ftesë në Kombëtare për miqësoren e 26 shkurtit ndaj Norvegjisë. Mesfushori i Skënderbeut është shprehur i lumtur, madje ka zbuluar se ka refuzuar disa herë edhe Kosovën.
“Ishte një ndjenjë e papërshkrueshme. Ftesa ishte dhurata më e bukur, dhe një ndër arritjet më të mëdha për mua. Konkurrenca? Do të japim maksimumin që të japim maksimumin, por se kush do të luajë këtë e vlerëson trajneri. Unë do të përpiqem që të jap maksimumin këtu, por nëse vjen një ofertë e mirë, patjetër që do ta pranoja një lëvizje në një kampionat më të fortë.
Ne do të japim maksimumin në ato minuta që do na japin hapësira. Ne do të punojmë shumë në stërvitje. Kosova? Kam pasur dy-tre ftesa nga Kosova, por gjithmonë kam menduar me Shqipërinë. Jam këtu ku jam, pasi e kam bërë këtë zgjedhje me zemër”, ka thënë Gavazaj. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

