FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gazetarët sportivë në Angli zgjedhin futbollin më të mirë të vitit

Muhamed Salah po kalon një sezon të jashtëzakonshëm.  Paraditen e sotme sulmuesi i Liverpulit ka marrë çmimin e radhës në Premier League, atë të Lojtarit më të mirë, të zgjedhur nga gazetarët sportivë.

Këta të fundit duket se nuk kanë pasur shumë dilema për të zgjedhur më të mirin e sezonit, pasi egjiptiani ka shkëlqyer jo vetëm në Premier, por po merr për dore skuadrën edhe në Champions League, ku “The Reds” janë shumë pranë finales.

Muhamed Salah bëhet kështu i pari futbollist afrikan që fiton këtë çmim në Premier League dhe i 3-ti lojtar i Liverpulit, që e fiton në 20 vitet e fundit. Më herët kanë fituar edhe Stiven Xherard dhe Luis Suarez.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?