Gazetari italian: Asllani e bëri detyrën e tij, të tjerët nuk i zbatuan detyrat

Inter nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Real Sociedad në ndeshjen e hapëse të Champions League. Trajneri Simone Inzaghi ndryshoi disa prej titullarëve nga derbi me Milanin dhe rezultati nuk ishte ai që pritej.

Kristjan Asllani nuk pati mundësinë për të zhvilluar lojën e tij, edhe prej intensitetit të lartë nga lojtarët e Sociedad. Pas ndeshjes, mes shumë lojtarëve të tjerë, edhe shqiptari nuk i shpëtoi kritikave. Megjithatë, gazetari italian Sandro Sabatini, theksoi se Asllani ishte i saktë në detyrat e tij.

“Kam një mendim pozitiv për paraqitjen e Asllanit. Më duket se ai i bëri mirë detyrat e tij dhe ishin të tjerë lojtarë që nuk i zbatuan detyrat. Asllani e pati të vështirë sepse e gjeti veten në mesin e spanjollëve që po qarkullonin topin në mënyrë të “dendur”.

Interi nuk e “pa” kurrë topin. Jemi me fat që Lautaro Martinez shënoi një gol me fat dhe morëm një barazim që duket i bukur dhe mëse i pranueshëm. E theksoj Interi nuk meritonte as barazimin”, u shpreh Sabatini.

SHKARKO APP