Gega: Ndaj Skënderbeut vetëm humbja është zhgënjim

Skënderbeu dhe Partizani do të hapin javën e 19-të me një super ndeshje që do të luhet në orën 17:00. Para duelit, strategu i të kuqve foli për këtë ndeshje duke e pranuar se ekipi i tij gjithmonë ka hasur vëshitrësi ndaj korçareve.

“Është e vërtetë që kemi patur vështirësi. Në përballjet me Skënderbeun edhe pse kemi zhvilluar lojëra të mira, nuk kemi marrë maksimumin. E njohim dhe e vlerësojmë Skënderbeun, sepse është një ekip i mirë , pavarësisht se në periudhën e fundit nuk është ai Skënderbe. Jemi të fokusuar te puna jonë do të shkojmë në Korçë  të bëjmë më të mirën, atë që ne dimë të bëjmë.

Ndeshja e Kupës?  Jam jashtëzakonisht i kënaqur me impenjimin e skuadrës edhe pse të jem i sinqertë terreni ishte i rënduar. Megjithatë, më bën mjaft optimist dëshira dhe impenjimi që grupi tregoj ndaj Kastriotit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Formacioni ndaj Skënderbeut? Aktualisht kemi 25 lojtarë, jam munduar që ditën e parë e deri më sot t’u jap të gjithëve hapësira. Është një proces i vazhdueshëm dhe çdo javë mund të ndryshojnë gjërat. Për mua është shumë e rëndësishme që të gjithë ta kuptojnë që ai që bën diferencën do të jetë titullar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Merkato? E mira s’ka fund. Deri më 31 Janar klubi po punon dhe shpresoj të sjellë dikë të na japë shumë shtysë, pa hequr punën e grupit që është aktualisht. Kam dëgjuar dhe lexuar gjëra sa u përket dëshirave të mia, por nuk kam shprehur. Lum Rexhepi, që është sot këtu, dhe Duka kanë qenë dëshirat e mia, pasi unë i njoh, i kam parë. Në bashkëpunim  me klubin kemi afruar edhe lojtarë të tjerë, shpresoj të mos jemi gabuar dhe të kemi bërë goditjet e duhura.

Do t’ju kënaqte edhe një barazim në Korçë? Mendoj se vetëm humbja nuk është sukses. Karshi Skënderbeut, të dy rezultatet janë të pranueshme. Ne kemi mënyrën tonë, jemi përgatitur për këtë takim dhe nesër t’ia lemë fushës.

Shkëputje me Skënderbeun? Është një sfidë direkte dhe kemi edhe 17 ndeshje të tjera. Unë si trajner dua ta çoj ekipin aty ku mendoj dhe, nëse marrim 3 pikët me Skënderbeun, jemi komod, por edhe nëse ndodh e kundërta, duhet të dimë të ngrihemi. Duhet ta marrim çdo javë një nga një.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?