Gega: Vetëm Zoti nuk paragjykohet, nuk na intereson gjendja e Tiranës

Derbi i kryeqytetit është ndeshja më e emocionuese e futbollit shqiptar. Këtë herë do të jetë disi më e veçantë, pasi Partizani me një fitore të mundshme mund të sigurojë titullin kampion, ndërkohë që Tirana me një sukses, hedh një hap të rëndësishëm në objektivin për të mbetur në elitën e futbollit shqiptar. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide, trajneri i Partizanit vlerësoi rëndësinë e ndeshjes.

“Është ndeshja e radhës, por është specifike, aq më tepër për pozicion që jemi ne. Ndeshjet janë drejt fundit, urojmë t’ia dalim. Tirana i di vet punët e saj. Nuk është detyra jonë ta analizojmë Tiranën. Tifozët nuk kanë humbur shpresat dhe urojmë t’ia shpërblejmë. Ata nuk na janë ndarë edhe në momente të vështira. Nuk i dihet në 90 minuta.

Mungesat? Janë 3 lojtarë që kanë kontribut të jashtëzakonshëm, edhe pjesa tjetër është munduar t’i mbush ato. Nesër është diçka tjetër. E kemi përgatitur ndeshjen siç dimë ne, pa presion, në filozofinë tonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Derbi më i vështirë? Kemi fituar 2 herë, kemi marrë 7 pikë në 3 derbe. Asgjë tjetër nuk ndryshon vetëm se duhet të mbyllim kampionatin. Tradita është mirë të vazhdohet, nuk i kthehem mbrapsht. Tradita është mirë të vazhdohet, e rëndësishme për mua është të arrihet finalja. Nuk e kemi përmendur që jemi për kampion. Derbet ngelen në histori. E rëndësishme është që Partizani është të ngrejë trofeun, ta finalizojmë këtë. Ne si profesionista e dimë se kampionati s’ka mbaruar, kjo frymë është edhe te ekipi. Nuk kanë ëndrra, nuk e kanë fjet mendjen, por nesër është ndeshja e radhës dhe ne e kemi përgatitur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Paragjykimet? Nuk i kemi ne në dorë. Vetëm Zoti nuk paragjykohet. E keni parë në Champions, në liga të rëndësishme, ka raste që një ekip që shpallet kampion, humbet me klube që nuk janë në nivele të duhura. Derbi është tjetër. Nuk ka rëndësi ça vendi është Tirana.

Çfarë ju tremb? Më tremb çdo ndeshje. Duhet menaxhuar mirë. Duhet të menaxhojmë situatat. Nuk duhet firo, uroj mos të dënohemi me gjëra që janë anësore. Shpresoj të jetë derbi i mirë.

Presioni i Tiranës? Presioni është i Tiranës dhe nuk mund të them. Uroj që presioni te ne të jetë sa më i vogël dhe të marrim maksimumin.

Pezullimi? Kam qenë në pankinë, por në stërvitje jo. Kam qenë 90 minuta në kontakt. Është një ekip që është ndërtuar përgjatë vitit dhe nuk ka sekrete edhe sikur mos të jem fare në stadium. Është tjetër gjë ta shikon nga tribuna. E dija ça do të jepnin në fushë që kur ra bilbili. Çdo gjë kompensohet.

Do të firmosnit për një pikë dhe të shpalleshit kampion? Nuk firmos për derbin. 1 pikë ose 3 do më kënaqnin, megjithatë do të më kënaqte më shumë loja, ajo çfarë prodhojmë”, deklaroi Gega.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?