Gerrard fjalë të mëdha për Kamberin: Ishte i jashtëzakonshëm!
Florian Kamberi shënoi një super gol dhe dha një asist për Aribo ditën e sotme, edhe pse hyri në lojë në minutën e 46-të. Trajneri Steven Gerrard ka ngelur i mahnitur me mënyrën sesi stërvitet Kamberi dhe sesi po ambientohet te Rangersi.
“Jam shumë i mërzitur me pjesën mbrojtëse dhe mënyrën sesi ne i kemi pësuar golat. Pjesa e parë për t’u harruar, por kemi bërë kaq shumë gjëra të mira në pjesën e dytë.
Të gjithë duhet të flasim sot për Florian Kamberin. Ai ishte i jashtëzakonshëm kur hyri në fushë. Përfundimi i golit i pabesueshëm, guxim i shkëlqyeshëm për të na dhënë edhe golin e dytë”, ka thënë Gerrard.
KOHA JONË SONDAZH

