Giggs: Ronaldo u transferua te Juventusi për shkak të Messit
Ryan Giggs mendon se transferimi i Ronaldos te Juventusi ka të bëjë me fiksimin e tij për të qenë më i mirë se Messi. Ylli portugez ka nënshkruar një marrëveshje me vlerë 100 milionë euro nga Real Madrid, duke firmosur për katër vite me Zonjën e Vjetër.
“U befasova që u largua nga Real Madrid për të shkuar në Itali. Ai është i fiksuar për të qenë më i mirë se Messi. Tani ai mund të thotë ‘unë e bëra në Angli, e bëra në Spanjë dhe do ta bëj edhe në Itali…dhe e kam bërë me Portugalinë. Kështu që mbase ky do të jetë argumenti kur njerëzit të pyesin nëse Ronaldo është më i mirë se Messi”, u shpreh Giggs për ITV Sport.
KOHA JONË SONDAZH

