Gjarpërinj në fanellë, Interi zbulon uniformën e dytë për sezonin e ri
Interi ka zbuluar së fundmi fanellat e dyta që do të ketë në sezonin e ri. Kampionët e Italisë këtë herë do të paraqiten me një dizenjo të veçantë.
Ata kanë një gjarpër në fanellën e tyre me pseudonimin Biscione, që është dhe simboli historik i qytetit të Milanos. Fanella e bardhë është mbuluar nga gjarpërinj të zinj dhe blu, të cilët shfaqen në pjesën e përparme dhe në mëngë.
Nike këtë herë ka menduar që të ketë një ngjashmëri me uniformën e edicionit 2010-2011. /R.Lika-Koha Jone/



KOHA JONË SONDAZH

