FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjetan Keta rikthehet në ring, gati dueli me boksierin argjentinas në Spanjë

Boksieri shqiptar Gjetan Keta do të rikthehet në ring në datën 9 mars ku do të përballet me boksierin argjentinas Pablo Daniel Nievas. Lajmi është bërë i ditur nga vetë trajneri dhe vëllai i Gjetanit, Ismail Keta në një status në rrjetin social Facebook.

“Kur në sportin e boksit arrin në nivele të larta, përgjegjësitë shtohen dhe kalojnë përmasat e pasionit. Aq me i vështirë bëhet kur të mungon publiku i zjarrtë shqiptare që neve na ka mbështetur gjithmonë!

Pas pritjes së gjatë për t’u ndeshur kundra boksierit gjerman Vincent Feigenbutz ndaj të cilit Gjetani humbi ne vitin 2016, Gjetani ka pranuar ftesën për t’u ndeshur në Spanjë me datë 9 mars kundra PABLO DANIEL NIEVAS që ndeshjen e fundit e humbi kundra gjermanit të pathyeshëm deri më tani Jürgen Brähmer.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sigurisht që publiku i zjarrtë shqiptarë do të na mungojë në Madrid, Spanjë, por ne do përpiqemi me shumë punë dhe përkushtim t’ju nderojmë me fitore”, shkruan Ismail Keta në Facebook.

Swiss Digital Mobile Reklama

Boksieri argjentinas numëron 51 ndeshje profesionale, ku ka marrë 33 fitore dhe 17 humbje ndërsa Gjetan Keta ka zhvilluar 23 ndeshje ku ka marrë 19 fitore dhe 4 humbje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?