FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjici akuzon gjeorgjianët: Na pritën si armiq, e stisën për të fituar më lehtë

Tre lojtarë titullarë të mbetur në shtëpi, por edhe shumë probleme të tjera gjatë zbarkimit në Gjeorgji. Transferta e Kukësit ndaj Torpedon Kutaisit në turin e tretë kualifikues të Europa League është karakterizuar nga situata të pazakonta, të cilat sollën zemërimin e presidentit Safet Gjici. Drejtuesi i klubit akuzon drejtë për drejtë kundërshtarët, që sipas tij duan të fitojnë me metoda të pandershme.

“Na kanë pritur si armiq, është e pafalshme. Kundërshtarët duan të fitojnë me forma që nuk janë parë. Kemi arritur në orët e para të mëngjesit në Gjeorgji, u tallën me Malokun 7 orë. Ekipi nuk kishte eskortë, madje i torturuan lojtarët në aeroport. Me klubin e Torpedos nuk do të komunikojmë, bojkotuam edhe drekën zyrtare”.

Presidenti i Kukësit e shtoi dozën e akuzave, duke theksuar se gjithçka është bërë me paramendim nga gjeorgjianët, që kërkojnë ta kenë më të lehtë fitoren.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Këto janë bërë me dashje, sepse ky klub nuk mori asnjë masë. Ekipi i pasiguruar dhe ndeshja nuk ka siguri për t’u zhvilluar. Ne kemi ardhur për të luajtur, por realisht nuk jemi të barabartë, na kanë hequr tre lojtarë të formacionit. E stisën këtë gjë për ta patur më të lehtë fitoren. Gjithçka që ndodhi duhet të kthehet në motivim ekstra nga skuadra”, deklaroi Gjici për Supersport.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?