FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjici: Stadiumi i ri dhuratë nga qeveria dhe Federata, nuk na gëzon dënimi i Skënderbeut

Presidenti i skuadrës së Kukësit, Safet Gjici ka folur për projektin e rikonstruksionit të stadiumit, i cili kap shifrën e 5 milionë eurove, për një kapacitet prej rreth 10.000 vendesh. “Rikonstruksionin na e ka pranuar edhe kryeministri Rama, e ky do të jetë një investim gjysmë për gjysmë i Qeverisë shqiptare dhe Federatës Shqiptare të Futbollit. Kukësi e meriton këtë gjë, pas sukseseve në kampionatin shqiptar dhe atë europian, mbi të gjitha duke luajtur pastër”, tha Safet Gjici për Top Channel.

Sa i përket ngjarjes së ditëve të fundit, ku UEFA rrezikon të përjashtojë Skënderbeun për 10 vite, pasi e dyshon për implikim në ndeshje të dyshuara si të paracaktuara, Gjici thekson: “Neve nuk duhet të na bëhet qejfi se po dënohet një ekip shqiptar. Këtu jemi rivalë, por në arenën ndërkombëtare duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin. Por, nëse e ka merituar, është çështje tjetër pastaj”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?