FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjimshiti vendos përfundimisht për fatin të ardhmen

Berat Gjimshiti do të rinovojë deri në vitin 2022 kontratën e tij me Atalantën. Mbrojtësi i kombëtares kuqezi ishte në përfundim të kontratës këtë sezon dhe Besiktas në Turqi ishte shumë pranë blerjes së tij në këtë merkato janari, por klubi nga Bergamo kërkoi 1 milion euro, duke kufizuar klubin turk që të transferojë mbrojtësin shqiptar.

Mbrojtësi 25-vjeçar ndeshi vështirësi këtë sezon për të zënë një vend si titullar, por në ndeshjet e fundit trajneri Gasperini e ka aktivizuar për 90 minuta. Ai ia doli të tregojë vlerat e tij më të mira në minutat që iu dhanë, madje në ndeshjen kundër Sassuolos, të fituar 5-0 nga Atalanta, Gjimshiti dha një asist dhe u zgjodh në formacionin më të mirë të Seria A për javën që kaloi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?