Gjoka: Jam i lodhur, ne trajnerët jemi në dorë të presidentëve
Ish-trajneri i Vllaznisë, Shpëtim Gjoka i ftuar në “Ora News” ka folur për aktualitetin e futbollit shqiptar, por mbi të gjitha edhe për të ardhmen e tij, pas dështimit në sezonin e fundit me Vllazninë, pasi shkodranët zbritën një kategori me poshtë.
Gjoka ka folur në lidhje me të ardhmen e tij, ku është shprehur se për momentin nuk ka në plan për të drejtuar asnjë skuadër.
“Për të mos iu rikthyer situatës tek Vllaznia, kam qenë shumë i lodhur. Më duhet një pauzë, ndoshta do të jetë dhe e gjatë pak sepse kam akoma më shumë që të mbledh forcat sepse ishte një goditje që nuk e meritoja as unë dhe as ajo skuadër. Tashmë ne trajnerët jemi gjithë kohën në pritje të vendimeve dhe vendimmarrjeve edhe të presidentëve. Kështu që gradualisht do të jemi për të kërkuar ekipin por ndoshta do të kaloj dhe pak kohë”, deklaroi Gjoka.
KOHA JONË SONDAZH

