Gjoka: Lojtarët refuzuan në fushë, do i jap dhe pak kohë presidentit

Trajneri i Kamzës,  Ernest Gjoka u përball me një situatë aspak të këndshme para sfidës me Partizanin, ku 8 lojtarë refuzuan të zbresin në fushën e lojës, duke protestuar ndaj mungesës së pagesave prej disa muajsh. Strategu i njohur konfirmoi momentin e vështirë pas ndeshjes.

“Situata është kjo që është dhe unë uroj që të zgjidhet sa më shpejt. Njerëzit kanë nevojat e tyre për të marrë atë për të cilën punojnë, ndaj uroj që problematika të zgjidhet sa më shpejt, që skuadra të jetë e qetë dhe të punojë për objektivin. Dy drejtuesit kanë prishur marrëdhëniet mes tyre dhe kjo ka sjellë këtë situatë, që unë shpresoj të kalojë sa më shpejt, pa na shkaktuar dëmin e madh.

Në këto momente që jam, mund të them se jam i kënaqur me të gjithë që luajtën në fushë sot. Ata zbritën dhe u angazhuan maksimalisht, por nuk jemi në fazën që mund të analizojmë nëse bënë mirë, apo jo.

Swiss Digital Desktop Reklama

Unë kam vendosur t’i jap edhe pak kohë presidentit Qarri, që të qetësojë skuadrën dhe të vijojmë punën në mënyrë normale. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë normalisht që unë i pari do të rishikoj pozicionin tim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nuk është një paralajmërim për dorëheqje, por nga ana tjetër, është e pamundur të punosh gjatë, kur ke në dispozicion 20 lojtarë që vijnë vetëm fizikisht në stërvitje”, deklaroi Gjoka.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?