Gjoka: Me Teutën jo vendimtare, duam të jetë arbitër shqiptar

Në prag të ndeshjes së mbijetesës mes Teutës dhe Vllaznisë, trajneri i shkodranëve ka dalë në konferencën e zakonshme për shtyp. Ernest Gjoka thotë se shpreson të shohë një nga bilbilat më të mirë të Superiores dhe jo arbitër të huaj siç e kërkoi ekipi i tij.

“Ka qenë një periudhë e vështirë për gjykimin në kampionatin shqiptar. Shumë skuadra janë ankuar, duke krijuar njëfarë mosbesimi ndaj arbitrave tanë. Por, unë mendoj dhe dëshiroj që në këtë sfidë të jetë një nga arbitrat më të mirë të kampionatit shqiptar, të jetë një ndeshje e rregullt, sa i takon arbitrimit dhe të fitojë më i miri. Nuk është çështje frike. Ne duhet të shkojmë në fushë për të marrë çfarë do të prodhojmë në fushë. Në qoftë se ndodh kështu, atëherë duhet të themi faleminderit. Por, nëse do të varemi nga gjykimi, atëherë do të jetë e frikshme, por do të jetë edhe një moment i keq për futbollin shqiptar”, deklaroi Gjoka.

Gjoka thotë se do të pranonte edhe një barazim në Durrës, ndërsa humbja është rezultati i vetëm i ndaluar në këtë transfertë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Është një ndeshje e rëndësishme, por sigurisht nuk është vendimtare. Është një ndeshje e rëndësishme për momentin ku ndodhemi, për momentin që po kalojmë. Na duhet ta mbajmë larg kundërshtarin që kemi mbrapa. Kjo i jep njëfarë rëndësie dhe ka një angazhim shumë të madh për ndeshjen e nesërme. Nuk është vendimtare, për vetë faktin se luhen shtatë ndeshje deri në fund dhe ka sfida të mbetura plot. Psikologjikisht duhet ta shikojmë jo si një ndeshje, që mbaron këtu kampionati. Është ndeshje e rëndësishme, që e kemi përgatitur me seriozitet dhe qetësi. Do të mundohemi të mos të dalim me humbje nga Durrësi. E rëndësishme është që të mos humbim, pasi ruajmë distancën me kundërshtarin, edhe pse është e vogël. Le t’i ngjitim shkallët një nga një, kjo është e rëndësishme”, tha trajneri i Vllaznisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?