Gjoka: Në këto momente duken kush janë miqtë e vërtetë të Vllaznisë

Sfida ndaj Laçit ka një rëndësi të veçantë për ekipin e Vllaznisë. Shkodranët do të kërkojnë vetëm fitoren ndaj kurbinasve edhe pse nuk do të jetë aspak e lehtë. Për këtë është i bindur edhe tekniku i shkodranëve, Ernest Gjoka.

“Në mbledhjen e zhvilluar erdhën personalitete të bashkisë dhe sportit. Gjithmonë në momente të vështira duhet ti ndihmojmë njerëzit. Në këto momente shihet kush janë miqtë e vërtetë të Vllaznisë. Vllaznia nuk është e Nestit, por e gjithë qytetit. Prandaj, nuk duhet të mungojë mbështetja ndaj skuadrës”, tha stretagu.

Ndërsa për sfidën me Laçin, Gjoka shton: “Jemi munduar të lëmë pas humbjen me Luftëtarin. Kemi biseduar gjatë këtë javë dhe shpresoj që futbollistët ta kenë marrë sinjalin pozitiv për të dhënë mundësitë që kanë, pasi kjo skuadër nuk është për të qenë në këtë moment kaq të keq. Ndaj Laçit do të ndryshoj mentalitetin. Ne këtë grup lojtarësh kemi dhe mendoj se ndryshimet do të jenë të vogla, por e rëndësishme është që ato që do të hyjnë në lojë të japin maksimumin. Nëse besojmë tek vetja dhe ndryshojmë mentalitet, them se do ia dalim.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndeshja Vllaznia- Laçi do të luhet nesër në orën 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në kuadër të javës së 31 të Kategorisë Superiore.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?