FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjoka pas humbjes: Faji i imi, është momenti që të reflektoj!

Trajneri i Vllaznisë Ernest Gjoka u shpreh mjaft i zhgënjyer për humbjen e sotme, teksa tha se është koha për të reflektuar dhe për të marrë përgjegjësitë e këtyre dy humbjeve radhazi, që mund t’i kushtojnë shtrenjtë shkodranëve.

“Ishte një ndeshje shumë e keqe, që ndoshta është edhe faji im, që nuk arrita ta organizoj dhe mobilizoj si duhet skuadrën. Kur gjërat shkojnë keq, është gjithmonë e vështirë për të ndryshuar situatën. Nuk dua të komentoj rastet e dyshimta, pasi nuk duhet ta kishim lënë ndeshjen të varej nga këto momente. Ndoshta është momenti për të reflektuar, mendoj që është problemi im që nuk kam ditur të motivoj skuadrën në momente të tilla”, ka thënë Gjoka pas ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?