Gjoka – Shestani , përjetimi i dy talentëve shkodranë të Kamzës ndaj Vllaznisë

Ndeshjet kryesore “Play-Off”, ndërmjet Vllaznisë dhe Kamzës . Këto dy skuadra së ashku me Tiranen kanë qenë rivale për titull këto vitet e fundit në  basketbollin Shqiptar, por edhe sepse aktualisht janë ndër skuadrat ku ka pasur më tepër investime financiare. Nisur edhe nga ambiciet dhe synimet e të dyja palëve,  se sfidat midis tyre pritet të dhurojnë spektakël të vërtetë. Por, në këtë spektakël, padiskutim që “vule” do ta kërkojnë ta lënë edhe dy shkodranë,  që mbajnë veshur fanellën e Kamzës , Robert Shestani dhe Fatjon Gjoka .

Shestani do të kërkojë për herë  të parë të mposhtë Vllazninë në një fazë delikate si “Play off”, çka përbën një emocion te veçantë për të. Fatjon GJoka kaloi para disa sezonesh me Kamzën, prandaj nuk e ka për herë të parë përballjen me Vllazninë, në radhët e së cilës u afirmua si basketbollist. G

Shestani : Te Vllaznia kam fituar gjithçka

Swiss Digital Desktop Reklama

Talenti Shkodran që këtë sezon është transferuar te Kamza , duke lënë Vllazninë, me të cilën njeh sukseset më të mëdha të karrierës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ditët po kalojnë dhe emocionet për Shestanin po shtohen, sepse këtu bëhet fjalë për sfida të rëndësishme siç janë ato “Play off” , të cilat priten me shumë interes për vetë pretendimet e të dyja skuadrave. Talenti shkodran tregon: “Sikur të mos mjaftonin katër ndeshjet e luajtura ndaj Vllaznisë time , tani ka ardhur momenti më i rëndësishëm që të përballemi me Vllazninë. Këtë herë ndihem vërtet para një përgjegjësie të madhe, sepse me këtë skuadër kam fituar gjithçka dhe njëkohësisht ruaj kujtimet më të bukura në karrierën time.”

Gjoka : E dua suksesin e Kamzës që në Shkodër

“Pa dyshim që e pres me emocion përballjen me Vllazninë, skuadrën e cila më bëri të njohur në Superligen Shqiptare . Për mua nuk është hera e parë që përballem me këtë skuadër, kështu që s’mendoj se do të kem probleme me ambientimi në parket. Po përgatitem për çfarëdolloj situate që mund të na presë, që në ndeshjen e parë, në Shkodër  dua që ashtu si vitet e kaluara, të dal kryelartë nga pallati i sportit “Qazim Dervishi”. Nëse fitoj , do të gëzoj, por jo për të bërë ndonjë gjest te veçantë ndaj tifozerise shkodrane, për të cilën mund të them fjalët më të mira, pasi gjithmonë më kanë respektuar për aq kohë sa jam aktivizuar me Vllazninë,” theksoi Gjoka .

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?