Gjoka si De Biazi, zbulohet mesazhi që u ka dërguar futbollistëve

Situata te Vllaznia pas barazimit ndaj Kamzës nuk ka qenë aspak e mirë. Të gjithë ndjehen fajtorë për një gjë të tillë megjithatë asgjë nuk ka përfunduar. Janë edhe tre ndeshje deri në fund dhe prandaj duhet tentuar gjithçka. Në një moment të tillë, ka qenë trajneri Ernest Gjoka ai që është munduar “t’i shkundë” futbollistët e tij nga gjendja ku ka rënë. Ai u ka dërguar një mesazh të gjithëve, duke imituar De Biazin, i cili bëri të njëjtën gjë kur ishte pjesë e Shqipërisë.

Mesazhi i plotë

“E di që jeni të mërzitur e të stresuar, e di që jeni nën presionin e opinionit, e di që kjo situatë është jo pozitive…! Por, së bashku kemi kaluar shumë situata të vështira këtë dimër; kemi luftuar e sakrifikuar gjatë gjithë kohës; kemi humbur, kemi fituar, kemi barazuar, por për asnjë moment nuk kemi lënë luftën përgjysmë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne do të vazhdojmë luftën, kemi prapë mundësi për t’ia dalë. Unë ju kam thënë që një burrë e humb luftën, kur i pushon zemra. Prandaj, kam besim se ne do t’ia dalim, e padiskutueshme! Nesër me kokën lart, për të bërë gati ndeshjen me Partizanin! Unë besoj tek Ju. Ju përshëndes, Nesti!”

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?