Gjoka: Ta harrojmë humbjen me Teutën, duam 3 pikët me Luftëtarin

Vllaznia kërkon që të harrojë sa më parë humbjen ndaj rivalit direkt, Teutës. Trajneri Ernest Gjoka këmbëngul se kuqeblutë  nuk kanë kohë të qajnë për atë çfarë ndodhi, por duhet të përqendrohet te detyra për të fituar ndeshjet në shtëpi.

“Jemi të detyruar ta harrojmë humbjen në Durrës dhe të ecim përpara. Ajo ndeshje qe një zhgënjim dhe e kemi ndjerë të gjithë shumë, por nuk kemi kohë të qajmë për atë që humbëm. Duhet të shohim përpara sepse jemi në një moment të vështirë. Të kemi mundësi nga ana matematikore që ndeshjet në shtëpi janë oksigjen për të mbijetuar në Superligë.

Llogaritë janë tashmë evidente. Duhet të bëjmë maksimumin për të fituar. Nuk është e lehtë bazuar te kundërshtari apo cilësitë që ata kanë. Por, nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveç tre pikëve. Luftëtari ka shumë cilësi, sidomos në sulm. Por, nëse i kontrollojmë mirë dhe me dëshirë mund ta kalojmë këtë ndeshje

Swiss Digital Desktop Reklama

Rritja e numrit të ekipeve? Unë jam shprehur edhe pak kohë më parë në një media në Tiranë për këtë çështje. Jam ‘pro’ rritjes së numrit të skuadrave sepse ky kampionat me 10 skuadra është shumë i vështirë dhe i rrezikshëm. Skuadrat nga vendi 1-5 luajnë për titullin kampion dhe ato nga vendi 6-10 për të mos rënë nga Superliga. Një kampionat ku nuk të lejohen gabimet. Por të mos harrojmë se edhe shtimi i skuadrave ka koston e vet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vërtetë mund të shtohen ekipet, por nuk ka shumë garanci financiare për përballimin me sukses të garës sepse Bashkitë apo donatorët mund ta lënë investimin në mes sepse tashmë shpenzimet janë rritur. Në këtë mes, mendoj se duhet të bëhet një studim i mirë para se të dilet në konkluzionin përfundimtar nëse duhet rritur apo jo numri i skuadrave pjesëmarrëse në Superligë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?