FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjoka: Tregojmë një tjetër “fytyrë” në Vlorë, do jetë ndeshje e egër!

Vllaznia do të luajë një transfertë të vështirë në Vlorë, ku pikët janë shumë të nevojshme për të dyja skuadrat. Pas fitores së fundit me Laçin, te kuqeblutë duket se është rikthyer disi qetësia, megjithatë situata është ende kritike, rreziku i mbijetesës në Superiore është i madh. Trajneri Ernest Gjoka e pranon se ekipi i tij po vuan presionin.

“Kemi përballë një Flamurtar që ka patur një start shumë të mirë. Gjatë kohës pati ato luhatjet e veta, por me ndryshimin e trajnerit, kjo skuadër pati një fytyrë tjetër. Gjithsesi ne do të shkojmë dhe të arrijmë të tregojmë një fytyrë tjetër në takimet në transfertë. E rëndësishme është që në këtë takim ne nuk duhet që të humbim. Një pikë në këto moment është shumë e rëndësishme dhe të mban në lojë deri në fund. E kaluara nuk ka aspak ndikim.

Jemi profesionist, kemi kaluar në disa skuadra dhe kjo nuk është më një gjë e re për mua e për ne. Kam qenë në Vlorë, kam punuar dy vjet, kam fituar një trofe, por kjo i ka takuar viteve të kaluara. Tani punoj dhe mendoj se çfarë do të bëj me Vllazninë. Unë mendoj se do të jetë shumë ndeshje e egër. Edhe Flamurtari do të kërkojë që të arrijë objektivat e vet. Ngjeshja e kampionatit do t’i vështirësojë më shumë gjërat për të gjitha skuadrat. Lodhje ka, presion të madh do të ketë dhe të gjithë do të jemi në luftë deri në takimin e fundit për të arritur gjithçka kërkojmë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?