FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjuajtja e Kandrevës i kushton shtrenjtë stjuardit pas porte (VIDEO)

Interi nuk ia doli të marrë pikë në transfertën ndaj Torinos, edhe pse krijoi mundësi të shumta për shënim. Një nga mundësitë ishte me Kandrevën, që ekzekutoi një goditje dënimi, duke goditur shumë fort, por pa gjetur kuadratin e Sirigut.

Gjithsesi goditja e anësorit italian ka shkaktuar më shumë dëme sesa një gol në portën e Torinos. Topi u përplas në shpatullat e njërit prej personave të kontraktuar për të ruajtur sigurinë në stadium, i cili ishte me shpinë nga fusha, pasi po vëzhgonte tribunën pas porte.

Paraditen e sotme, mediat italiane raportuan se goditja e fortë dhe e papritur i ka dëmtuar shpretkën 25-vjeçarit dhe sot ai i është nënshtruar një operacioni për heqjen e organit. Kujtojmë që djaloshi 25-vjeçar nuk e la punën, pavarësisht dhimbjeve, por qëndroi deri në minutën e fundit, për t’iu drejtuar më pas klinikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?