FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv lë në fuqi pezullimin për Sepp Blatter

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës konfirmoi këtë të hënë vendimin e marrë nga Komisioni i Apellit në FIFA për pezullimin e ish-presidentit të FIFA-s, Sep Blatter nga të gjitha aktivitet sportive për 6 vitet e ardhshme.

Anëtarët e shkallës më të lartë të drejtësisë sportive vendosën ta hidhnin poshtë apelimin e Blatter, i cili është akuzuar për një pagesë të paligjshme prej 2 milionë frangash zvicërane për llogari të ish-presidentit të UEFA-s Michel Platini për një shërbim konsuluence në vitet 1998-2001.

Për këtë akuzë Blatter u detyrua të jepte dorëheqjen nga FIFA-për të mos u lejuar më pas që të mbante një post drejtuesi në organet sportive për një periudhë 6-vjecare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zvicerani 80-vjecar deklaroi pas këtij vendimi të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv se gjatë 41 viteve në FIFA kishtë mësuar që në sport mund të fitosh dhe të humbasësh.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke parë sesi rrodhën ngjarjenm Blatter theksoi se nbuk priste të ndodhte ndryshe, por gjiththesi ishte i kënaqur për kontributin që kishtë dhënë për futbollin dhe FIFA-n për më shumë se 4 dekada.

/shqiptarja.com

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?