FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Gjyqi Muzaka-Tirana, bardhebluve u hiqen 3 pikë në renditje dhe rrezikojnë shumë …

Nuk kanë fund dënimet për Tiranën për shkak të Gjergji Muzakës. Mësohet se së fundmi bardhebluve u janë hequr 3 pikë për shkak të gjyqit të humbur me Muzakën. Këto pikë do të zbriten nga klasifikimi aktual i Kategorisë së parë, grupi B. Këtë kategori Tirana e kryeson me 42 pikë dhe ndjekësi më i afërt është Bylisi me 29 pikë.

Deri në këtë pikë Tirana nuk rrezikon. Klubit i është lënë afat rreth 2 javë kohë dhe nëse nuk e shlyen atëherë do t’i hiqen edhe 6 pikë të tjera.

Këto 6 pikë do të hiqen nga sezoni i ri, dhe Tirana rrezikon ta nis atë me minus. Nëse kjo histori vazhdon, bardheblutë rrezikojnë që të mos luajnë edhe në Kategorinë Superiore sezonin e ardhshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?