Gjyqtari i njohur italian do të vendosë drejtësi në Poloni-Shqipëri
Italiani Maurizio Mariani do të jetë arbitri kryesor për ndeshjen e së enjtes mes Polonisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet në Varshavë dhe është e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës.
Filippo Meli dhe Ciro Carbone do të jenë dy ndihmësit e tij, ndërkohë që Michael Fabbri dhe Alessandro Giallatini do të jenë përgjegjës në sallën e VAR. Në këtë mënyrë të gjithë gjyqtarët do të jenë nga Italia.
Mariani është një arbitër me shumë përvojë, teksa komunikimi me futbollistët nuk do të jetë aspak problem pasi 15 futbollistë nga të dyja ekipet luajnë në Itali. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

