Gladbah ndal kampionët në fuqi të Bayernit në sfidën hapëse të Bundesligës (VIDEO)

Bayern Munich nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 1-1 në duelin hapës të sezonit të ri në Bundesligë. Skuadra bavareze u ndal nga Borussia Mönchengladbach në stadiumin “Borussia Park”.

Gladbah kaloi e para në avantazh në minutën e 10-të me një aksin të bukur të finalizuar nga Plea. Kundërpërgjigja e Bayernit do të vinte në fundin e fraksionit të parë, me Robert Lewandowskin, që do të realizonte me një kthesë të bukur brenda zonës.

Në fraksionin e dytë nuk do të mungonin polemikat, teksa Gladbah pretendonte më shumë nga VAR, ndërkohë që Bayerni mesa duket ka ende punë për të rigjetur formën më të mirë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?