Godelli shpërthen ndaj KOKSH: Vendim i pa bazuar në ligj, do keni pasoja …
Në mbledhjen e fundit të Kryesisë, KOKSH-i ka vendosur që të lërë jashtë Lojërave Mesdhetare sportin e peshëngritjes, nisur nga rezultatet e analizave të kohëve të fundit për disa sportistë të këtij sporti. Një vendim që ka sjellë dhe reagimin e pëshëngritësve, teksa mes tyre është edhe Daniel Godelli i cili ka reaguar shumë ashpër me një status në rrjetet sociale.
Statusi i Godellit i pa redaktuar:
Jam kampion i dyfisht ne fuqi dhe rekordmen i lojerave mesdhetare dhe na ndajn vetem 53 dit nga fillimi i Lojerave Mesdhetare Tarragona 2018 por e besueshme apo jo peshngritja shqiptare eshte e perjashtuar nga Lojrat Mesdhetare por gjeja me e cuditshme nuk eshte kjo,eshte fakti qe e drejta i eshte hequr nga vet Komiteti Olimpik Kombetar Shqiptar dhe jo nga nderkombetaret.
Nje vendim i pabazuar ne asnje ligj kombetar ose nderkombetar.
Thon se e ka vendosur kryesia e KOKSH por kryesia smund te hedhi djersen dhe mundin ton dem per me teper pa te drejte.
Stervitemi shum ,lodhemi shum,nuk kemi asgje te siguruar dhe asnje mbeshtetje dhe si te mos mjaftonin keto,nuk na lene te ngrejm flamurin ton ,te bejm cka dim me mir te bejme.
Sekretari i KOKSH e ka privatizuar postin ,dhe pa piken e sedres del e gjykon pa te drejt.
Nese kan marr kte vendim kaq te eger per peshngritjen do ken pasoja dhe sdo i perdorin me ato lek qe vjedhin prej vitesh nga djersa e sportistave.
E dim shume mire qe KOKSH esht institucion i pavarur ama nese shteti jon do qe mos i demtohet imazhi duhet ta fillojn tek kreret e institucion vee jo tek sportistat qe ne 2018 akoma punojn ne te zez ,pa siguracione.
Nese KOKSH nuk e ka kuptuar akoma rendesin e peshngritjes, do u japim zotit sekretar dhe zotit president te varin ne qafe gjith ato medalje nderkombetare qe peshngritja ka marre dhe shohim nese do e ngren me koken kta komunista paragjykues e egoist.
Ju sugjeroj te mendoheni mir per veprimet qe do te kryeni.
KOHA JONË SONDAZH

