FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

“Godet” sërish Ibrahimoviç: Jam fenomenal

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic njihet për “bëmat” e tij me deklaratat që bënë në media.

Pak më parë ai tha se do të ishte president i SHBA nëse do kishte ardhur më herët në Amerikë.

Por së fundmi ai ka “goditur” sërish.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ibra për ESPN ka thënë që është i mirë në çdo sport dhe se nëse LA Lakers kanë nevojë për ndihmë, ai është i gatshëm.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Unë kam luajtur sporte të ndryshme. Në të gjitha sportet jam fenomenal. Nëse luaj basketboll, unë do të luaja pa ndonjë problem me LeBron. Nëse ata (LA Lakers) kanë nevojë për ndihmë, unë do t’i ndihmoj. Kur rriteni në rrugë ju luani gjithçka, futboll, basketboll, tenis, ping-pong, arte marciale”, ka thënë Ibrahimovic.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?