Goditi arbitrin Besmir Lesi, FSHF përjashton përjetë futbollistin e Adës së Velipojës

Komisioni i Disiplinës në Federatën Shqiptare të Futbollit ka përjashtuar përgjithmonë nga çdo aktivitet futbollistik lojtarin e KF Ada, Valter Perndrecaj, pasi goditi arbitrin e ndeshjes, Besmir Lesi.

Ngjarja ndodhi në ndeshjen e vlefshme për Kategorinë e Dytë mes Gramshit dhe Adës së Velipojës, ku Valter Perndrecaj sulmoi arbitrin e ndeshjes.

Po ashtu, Komisioni i Disiplinës pezulloi me 4 ndeshje edhe futbollistin e Vllaznisë Renato Malota, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?