Golat magjik të Mesit, zbulohet rrengu i lojtarëve të Barcelonës në momentin e ekzekutimit (VIDEO)

Lionel Mesi ka shënuar gol nga goditjet e dënimit në tre ndeshjet e fundit. Mediat spanjolle së fundmi kanë nisur të analizojnë mënyrën e goditjes së “Pleshtit” duke zbuluar edhe sekretin e tij.

Futbollistët katalanas përdorin një rreng për kundërshtarit për t’i lënë të befasuar në goditjen e argjentinasit, pra është si një gol që shënohet me aksion. Së fundmi është publikuar një video e cila shpjegon lëvizjet që provojnë disa herë Buskets, Rakitiç dhe Pike që t’i mundësojnë Mesit të shënojë para Oblak përballë Atletiko Madrid. Ata shihen duke krijuar atë që quhet barrierë e dyfishtë, duke zgjeruar barrierën në mënyrë të tillë që të pengojnë që portieri të shohë edhe në krahun e tij momentin e gjuajtjes.

Kamerat kanë regjistruar Pike teksa thotë “nuk e sheh, nuk e sheh”, pak çaste para se Mesi të godasë topin të cilin portieri i Atletikos e sheh vetëm kur kalon barrierën, pasi nga barriera e krijuar nga tre lojtarët e Barcelonës e ka të pamundur për ta bërë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?