Grezda: Shqipërinë e pres me padurim, më pëlqen Bundesliga

Eros Grezda e ka konsideruar gjithmonë si shumë të rëndësishme kombëtaren tonë. Sulmuesi kuqezi luajtur i i dëmtuar në miqësoren e fundit me Norvegjinë. Nga ai moment, siç tregon për Supersport, nisi kalvari i dëmtimit që e mbajti gjatë jashtë fushave të lojës, por tashmë gjithçka ka kaluar.

“Që nga momenti i dëmtimit, në total rikuperimi im shkoi 40 ditë. Kam luajtur në dy ndeshjet e fundit dhe shpresoj të rikthehem në formën më të mirë”, deklaroi sulmuesi gjakovar.

Për Grezdën, Shqipëria mbetet kryefjala, me sulmuesin gjakovar që po punon shumë të jetë gati për miqësoret e programuara në fund të muajit maj dhe në fillim të Qershorit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vërtetë gjithmonë pres me padurim që të vesh fanellën e Kombëtares. Po punoj që të kthehem në formë për miqësoret ndaj Kosovës dhe Ukrainës. Kur bëj 2-3 herë sprinte, ndjej pak probleme, por me Cibalian kisha marrë notën më të lart të ndeshjes. Edhe vendi i 4-t në kampionat është i kënaqshëm, sepse të dërgon në Europë”, tha Grezda.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në këtë pjesë të sezonit, diskutimet për merkaton janë të pashmangshme. Sulmuesi kuqezi ka qenë gjithmonë në fokusin e klubeve nga ligat e mëdha europiane, por Grezda i ka të qarta idetë.

“Në dy javët e ardhshme do të mësohet edhe fati im. Kampionati gjerman është ai që më pëlqen”, deklaroi Eros Grezda.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?