Griezmann: Një si Messi shfaqet njëherë në 30 vjet

Antoine Griezmann po jeton ditët e para si futbollist i skuadrës së Barcelona. Në intervistën e parë që ka dhënë për kanalin e klubit, nuk i ka kursyer elozhet për shokun e ri të ekipit, Lionel Messin.

“Është numri një në futboll, është si Lebron James në Basketboll. Në NBA atë e cilësojnë si Messi i futbollit, ka diçka ndryshe nga lojtarët e tjerë, diçka që mund ta shohësh të ndodhë çdo 30 ditë”.

Sulmuesi francez premtoi gjëra të mëdha për sezonin e ri: “Do të argëtohemi shumë, si brenda dhe jashtë fushave. Kam ardhur këtu për të ndihmuar shokët e rinj dhe jam i ngazëllyer për të luajtur para tifozëve, të cilët më njohin, pasi gjithmonë jap maksimumin në fushën e lojës”. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?