FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Grillo: Kush më shkarkoi nga puna

Deklarata e ish-komentatorit Kosta Grillo, se është tifoz i Serbisë ngjalli reagime të shumta. Titulli i “Mozzart Sport” nga gazetari Zeljko Kuzmiç sot ishte: “Një komentator shqiptar tha se ishte i gëzuar për Serbinë dhe u pushua nga puna”.

Në artikull ai tregon vizitën në Shqipëri dhe takimin me Grillon. “Ndërsa isha në Shqipëri, u bëra mik me komentatorin e mirënjohur Kostandin Grillo, që punonte në televizionin kombëtar. Ai ishte i ftuar një një television në Kosovë dhe kur e pyeten për ekipin që bënte tifo, ai tha Serbinë. Kjo sepse ai ka shumë miq nga shteti ynë, përfshirë dhe mua. Pastaj ka pasur edhe probleme të tjera”, sqaron Kuzmiç.

I pyetur për ngjarjen, Grillo, ku u shpreh: “Jam shkarkuar nga shefi dhe në vendin tim erdhi një njeri, ndër të tjera, me një theks qesharak dhe pa kualifikime serioze. Unë do të luftoj dhe shpresoj se drejtësia do të vendoset”, përfundoi Grillo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?