Grizman drejt Barcelonës, Atletiko arrin akordin me Edinson Kavanin

Në merkato e kësaj vere mund të kemi lëvizje të bujshme në merkato. Antoni Grizman duket se e ka zgjedhur skuadrën e ardhshme, dhe ajo pritet që të jetë Barcelona, ndërkohë që nga merkato vijnë lajme të mira për Atletikon, pasi francezi pritet që të zëvendësohet nga Edinson Kavani.

Lajmi bëhet i ditur nga El Mundo Deportivo, sipas së cilës Atletiko Madrid ka arritur parimisht një kontratë me sulmuesin uruguaian, që verën e ardhshme të transferohet në Madrid. “Los Colchoneros” kanë hequr dorë nga Dibala për shkak të çmimit dhe janë të fokusuar vetëm te Di Maria dhe Kavani.

Kavani ka qenë edhe më parë në shënjestër nga Atletiko Madrid, por milionat e PSG bënë që sulmuesi të transferohej në Paris.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?