Guardiola: Iniesta më ka ndihmuar të kuptoj futbollin!

Pep Guardiola krejt ndryshe nga herët e tjera është paraqitur në konferencën e radhës për shtyp duke folur më shumë për largimin e Andres Iniestës nga Barcelona. “Mund të flisja gjysmë ore për të. Ai më ndihmoi që të kuptoja lojën, duke parë atë në fushë. Përtej titujve që ka fituar, unë dua të ndalem te mënyra e sjelljes së tij, dhe i meriton padyshim falënderimet e mira. Pa atë nuk do të kishim bërë të mundur atë që bëmë.

Iniesta i bën gjërat shumë thjeshtë, duke arritur përsosmërinë në mënyrë ekstreme. Arrita shumë i ri si trajner dhe ditët e mia të para nuk ishin të lehta, por Iniesta dhe Ksavi na ndihmuan si mua dhe Titon që të shkonin mirë. Nuk e di se si, por për 50 vitet e ardhshme, Iniestën do ta kujtojnë të gjithë, dhe kjo do të thotë shumë”, u shpreh Guardiola për mesfushorin spanjoll që ka vendosur të largohet nga blaugranët. /Koha Jonë/

 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?