FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Guardiola mohon zërat për përleshjen e Artetas me Messin

Guardiola ka mohuar që Mikel Arteta të jetë i përfshirë në një përleshje me Leo Messin në tunel pas ndeshjes ku Manchester City mposhti 3:1 Barcelonën.

Ish trajneri i Barcelonës ka thënë se Arteta nuk e ka provokuar Messin, teksa u tha gazetarëve: “Në fillim shkruani se ishte Fernandinho, tani Arteta, të shohim nëse do ta gjeni”.

Ende nuk dihet se me kë është zënë Messi pas ndeshjes ndaj Cityt në Champions, por kjo gjë ka ndodhur në tunel.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kam folur me Artetan”, tha fillimisht ai. “Është e pamundur që ai të jetë përleshur me Messin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Duke e njohur Artetan, ai është një ndër njerëzit më të mirë që kam njohur në jetën time. Është e pamundshme që ai të ketë pasur ndonjë argument me një tjetër person të mrekullueshëm siç është Messi”, shtoi Guardiola.

“Në fillim thuhej se ishte Fernandinho, tani është Arteta, do të shohim kush do të jetë nesër. Të shohim nëse më në fund do ta gjeni”, u ka thënë Guardiola gazetarëve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?